Dromstrom dhe Rundlund
"Dromstrom dhe Rundlund" nga Martina Montelius në regji të Kushtrim Bekteshit. Rolet i interpretojnë Musa Isufi dhe Hismet Ramadani, ndërsa komponimin muzikor e bëri Samir Durguti.
Shfaqja "Dromstrom dhe Rundlund" flet për dy burra të cilët për ta thyer monotoninë nga puna rutinore në zyrë, vendosin të luajnë lojra fëmijësh. Loja e tyre është një rrugëtim në botën e fantazisë ku gjithçka bëhet e mundur: njeriu mund të shndërohet në peshk, qen, eksplozion, pulë, etj… Koha rrjedh ashtu siç duan ata: muzgu, nata me Hënë, mengjesi dhe gjithçka tjetër janë nën komandën e tyre dhe vijnë atëher kur ata i thërrasin. Në këtë rrugëtim, disa tema që për fëmijët duken të frikshme dhe traumatike (siç është vdekja, errësira, lufta, etj…) në lojën e tyre marrin një trajtim komik dhe edukativ.


Mirandolina
Andrrat
Musa Isufi art foto
Emigrantët
Nën Mburojë
Dromstrom dhe Rundlund